18:11 / E premte, 19 Maj 2017

Blushi: Nëse keni votuar Rilindjen keni votuar Berishën, po kapet shteti

Blushi: Nëse keni votuar Rilindjen keni votuar Berishën, po kapet shteti

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi e ka cilësuar një rrezik për vendin marrëveshjen Rama-Basha, duke lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit dhe kreut të opozitës.

Sipas Blushit kjo marrëveshje rrezikon kapjen e shtetit, pasi të treja partitë do bashkohen për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi.

“Rrezikohet kapja e shtetit. Shteti shqiptar ka qenë i kapur nga një parti apo një parti e gjysmë. Tani rrezikohet të kapet nga tre bashkë. Kam disa muaj që them se të treja bashkë do bashkohen se kanë të njëjtin interes. Kush është interesi? Të mbrohen nga reforma në drejtësi. Kjo marrëveshje sipas Blushit do ta largojë Shqipërinë nga projekti europian, ndërsa tha se kjo është një bashkëqeverisje e Edi Ramës me Sali Berishën”, tha Blushi, shkruan gazeta Shekulli.

Kreu i LIBRA-s vijon duke thënë se: “Kushdo që shkon nesër për të votuar duhet të dijë, nqs voton për Rilindjen ka votuar për Sali Berishën dhe nqs voton për PD, ka votuar për Edi Ramën. Kjo është e thjeshta e këtyre zgjedhjeve, i kanë lënë shqiptarët me qëllim pa opsion. Por Blushi shpreh bindjen se kjo marrëveshje do të rrëzohet me votë në 25 qershor”.

Lexo të tjera