18:24 / E premte, 21 Prill 2017

Bora dhe ngricat rrezikojnë kulturat bujqësore

Bora dhe ngricat rrezikojnë kulturat bujqësore

Kulturat bujqësore të mbjellura në Kosovë, mund t’i nënshtrohen rrezikut nga moti i ligë që ka filluar të mbretëroj këto ditë.

Megjithatë ende nuk dihet vlera e dëmeve, që këto ngrica u kanë shkaktuar kulturave bujqësore në përgjithësi, shkruan Indeksonline.

Sylë Sylanaj, ekspert i fushës së bujqësisë, njëherit profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, ka sqaruar rrezikun që mund t’iu kanoset të mbjellurave në përgjithësi, specifikisht grupit të pemëve.

Sylanaj tregon se ulja e temperaturave mund të dëmtoj në masë të madhe pemët, mirëpo sipas tij tërë kjo varet nga temperatura.

“Pas borës munden me u paraqit ngrica, kështu që rreziku ekziston por në bazë të prongnozave meterologjike, që janë të prognozuara mendohet se temperaturat do të ulen gjatë ditës së premte gjegjësisht në natën mes të shtunës dhe të dielës. Ulja e këtyre temperaturave mund t’i dëmtoj në masë të madhe kjo na varet sa kanë me u ul temperaturat”, ka thënë për Indeksonline, profesori i bujqësisë.

Profesori i Bujqësisë ka thënë se për tu konstatuar dëmet duhet dal për të hetuar gjendjen në terren.

“Momentalisht ato që i kemi pa deri tash, nuk ka pas dëme, dëmet janë ende të vogla, por nëse temperaturat bien në -3, -4 gradë, këto temperatura kanë me shkaktu dëme të mdha. S’mundem me thanë që s’ka dëme, por me konstatu dëmin duhet me dal në terren me kqyr me pozicione, se ajo varet prej vendit. Mundet mos me pas në Prishtinë dëme, por në Lipjan me pas”, ka shpjeguar Sylanaj.

Grupi i pemëve që mund të jenë më të rrezikuara sipas tij janë pemët bërthamore, kumbulla, qershia, e pjeshka.

 Ndërsa mollat, dardhat, ftoi sipas tij janë në fazën e lulëzimit të plotë ose të përfundimit të lulëzimit, që mund t’i përballojnë temperaturat deri në -1.5 1.8 gradë celsius. Mirëpo as mjedrat, nuk duket t’i kenë shpëtuar këtij rreziku ende. Dëmtimi i tyre mund të filloj.

“Grupi i pemëve të imta siç i quajmë që janë mjedra, manaferra, kur ka fillu lëvizja me dal vastarët e rinjë prej toke munden me u dëmtu, pastaj arra poashtu në ato vene ku kanë fillu me u gjethtu, se arra është shumë e ndjeshme. Nuk mujm me thanë se nuk ka dëme, por vlerësimi i tyre pritet të bëhet pas tre katër dite në çfarë shkalle kanë shkaktu dëm, tek kur fillojnë me u ngrit temperaturat atëherë e shohim se çfarë dëmesh kanë shkaktu dhe në cilat vende janë dëmet ma të mëdha dhe cilat kultura shkakton dëme të mëdha”, ka sqaruar më tej ai. /Indeksonline/

Lexo të tjera