16:33 / E shtune, 07 Tetor 2017

Borë e madhe te Kulla e Zhlepit, dhjetëra vetura ngujohen në rrugë (Foto)

Borë e madhe te Kulla e Zhlepit, dhjetëra vetura ngujohen në rrugë (Foto)

Reshjet e borës që zbardhën sot tërë territorin e Kosovës, në disa vende kanë shkaktuar telashe të mëdha në komunikacion.

Madje ka rrugë në të cilat kolona e veturave nuk po lëviz fare, shkruan Indeksonline.

Një rast i tillë po ndodh tani te maja e Kullës së Zhlepit në kufirin me Malin e Zi. Një lexues i Indeksonline ka dërguar foto ku shihen vetura të shumta të ngujuara.

“Ka 10 orë në kullë është bllokuar rruga. 50 vetura janë bllokuar dhe në mëshirë të fatit”, ka thënë ky lexues.

Nuk është vetëm kjo pjesë e që ia ka pa “sherrin” borës së parë, pasi gjatë ditës u raportua për sasi të madhe të borës edhe në Dragash, Rugovë, Kamenicë etj.

Shikoni fotot dhe vlerësojeni gjendjen e kësaj rruge. /Indeksonline/

 


Lexo të tjera