18:09 / E hënë, 17 Korrik 2017

Brenda ditës zhduken dy vajza dhe një djalë i mitur në Tiranë, nënat kërkojnë ndihmë

Brenda ditës zhduken dy vajza dhe një djalë i mitur në Tiranë, nënat kërkojnë ndihmë

Tre të mitur, një djalë dhe dy vajza janë larguar nga banesa duke alarmuar prinderit e tyre që kanë denoncuar në Polici. Bëhet e ditur se të tre banonin në Shkozë, tek banesat sociale.Njoftimet e Policisë:Më datë 16.07.2017, shtetësia M.A, vjeç 39, banuese në Shkozë (banesat sociale), kallëzon se, më datë 15.07.2017, i është larguar nga banesa djali i mitur, F .A, vjeç 14. 

Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Më datë 16.07.2017, shtetësia E.B, vjeç 29, banuese në Shkozë (banesat sociale), kallëzon se, më datë 15.07.2017, i është larguar nga banesa vajza e mitur, K .B, vjeç 13. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Më datë 16.07.2017, shtetësia V.A, vjeç 40, banuese në Shkozë (banesat sociale), kallëzon se, më datë 15.07.2017, i është larguar nga banesa vajza e mitur, P .A, vjeç 13. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lexo të tjera