09:54 / E diel, 13 Gusht 2017

Ca pika shiu ranë mbi qelq dhe lanë gjysmën e Shqipërisë pa drita!

Ca pika shiu ranë mbi qelq dhe lanë gjysmën e Shqipërisë pa drita!

Mbrëmjen e kaluar pothuajse në të gjithë vendit ranë ndjeshëm temperaturat duke sjellë në disa qytete edhe reshje shiu. 

Pas një periudhe të gjatë thatësire dhe temperaturash tropikale, reshjet e shiut po shiheshin si një “mrekulli” nga qielli. 
Por ditën e sotme nuk raportohet kështu! 

Kanë mjaftuar vetëm disa minuta shi, për të sjellë probleme me energjinë elektrike në Shqipëri. 

Zona të ndryshme deri në këto orë të mëngjesin kanë të paktën 8 orë pa energji elektrike dhe kjo për shkak të reshjeve të shiut mbrëmjen e kaluar, shkruan Albeu.com.

Sipas informacioneve të para nga OSHEE, grupi i punës ka punuar gjithë natën deri në orët e para të mëngjesit për të menaxhuar avarinë e shkaktuar nga moti i keq në Tiranë. 

Ndërkohë probleme mësohet se të ketë pasur në zonën e “Uzberishtit”, ndërsa në zonën e “Unazës së Re” nuk ka energji elektrike prej 8 orësh. 

Njoftimi i OSHEE

Te kjo zone eshte evidentuar nja kabell i demtuar, keputur, prane zone se ish doganes Tirane, ne afer te rreth rrotullimit te Shqiponja.

Punonjesit e OSHEE jane duke punuar, por me kujdes, pasi terreni eshte lageshtire prej reshjeve.

Po tentohet ti jepet energji zones ne fjale permes linjes unazore, megjithate, sic me raportojne nuk vonojne shume! 

Lexo të tjera