22:28 / E diel, 24 Shtator 2017

Çfarë nënkupton fitorja e Merkel për shqiptarët?

Çfarë nënkupton fitorja e Merkel për shqiptarët?

Angela Merkel do të jetë sërish në krye të qeverisë gjermane edhe për 4 vite, teksa e diela e sotme ka qenë dhe njëra ndër ditët më të vështira të saj në politikë.

Por çfarë do të thotë një fitore e “gruas së hekurt” për Shqipërinë dhe Shqiptarët?

Kësaj pyetje i është përgjigjur ambasadorja gjermane në Tiranë, Suzane Schutz, e cila ka deklaruar se fitorja e katërt në rradhë e Merkel do të thotë në parim një vijim i marrëdhënieve të mira Shqipëri- Gjermani dhe mbështjetje e plotë e integrimit të Ballkanit në BE.

“Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj evropiane të Gjermanisë unë në të ardhmen nuk pres zhvendosje. Të gjitha partitë në Gjermani janë në të njëjtin zë, ato janë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në Evropë, sikurse edhe të Shqipërisë.

AfD do të përfaqësojë një fraksion parlamentar të konsiderueshëm, por nuk mendoj se do ndikojë në politikat e qeverisë federale sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.”-tha Schutz.

Këto zgjedhje kanë qenë mjaft delikate jo vetëm për faktin se CDU e Merkel ka marrë një rezultat më të vogël se ai i vitit 2013 (5% më pak), por edhe për deklaratën e Schultz, i cili u shpreh se nga sot e tutje, socialdemokratët do të jenë opozita e re e vendit, duke lënë kështu të kuptohet se një koalicion nuk do të jetë i mundshëm. Kësisoj mbetet e hapur çështje e koalicionit.

Lexo të tjera