11:38 / E enjte, 12 Tetor 2017

Daçiq: Kemi presion për ta zgjidhur statusin e Qendrës humanitare ruse

Daçiq: Kemi presion për ta zgjidhur statusin e Qendrës humanitare ruse

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se statusi i Qendrës humanitare ruse  që njihet ndryshe si (Qendra e spiunimit rus) në Nish nuk është zgjidhur ende për shkak të presionit të lartë.

“Nuk është zgjidhur ende për shkak të presionit të madh të ushtruar, pasi çështja është politizuar dhe ne nuk duam që kjo çështje të jetë objekt i mosmarrëveshjeve politike”, ka thënë Daçiq, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se kjo duhet të bëhet në mënyrë që, sipas tij, është zakonisht në përputhje me Konventën e Vjenës.

“Shpresoj se kjo do të ndodhë së shpejti”, ka përfunduar Daçiq./Indeksonline/

Lexo të tjera