17:40 / E diel, 13 Gusht 2017

Daçiq: Ne nuk e njohim Kosovën, dialogu i brendshëm s’ka të bëjë me këtë

Daçiq: Ne nuk e njohim Kosovën, dialogu i brendshëm s’ka të bëjë me këtë

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e Presidentit serb për dialog të brendshëm me Kosovën nuk ka të bëjë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ka filluar si një ide dhe nuk është folur në lidhje me ndarjen apo përkufizimin e asaj a është serb apo shqiptar. Kjo është një ide që duhet të diskutohet”,ka thënë Daçiq, transmeton Indeksonline.

Sipas tij ka në Serbi nga ata që besojnë se Kosova është e humbur dhe nga ata që mendojnë se dialogu ka nisur në mënyrë që të njihet Kosova dhe duke thënë se është  i nevojshëm për këtë.

Daçiq tha se qeveria e tanishme dhe Presidenti Vuçiq sigurisht se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, nuk do ta njohë Kosovën.

“Dialogu i brendshëm i Presidentit Vuçiq ka filluar por nuk ka për qëllim njohjen e Kosovës. Pala shqiptare nuk do të flasë për statusin e Kosovës dhe mendon se kjo është e gjitha zgjidhje e Serbisë duke kujtuar se vetëm duhet të vënë nënshkrimin dhe se janë të pavarur. Kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Daçiq.

“Shteti i Kosovës asgjë nuk mund të zgjidh pa shtetin e Serbisë”, ka përfunduar Daçiq./Indeksonline/

Lexo të tjera