19:29 / E diel, 13 Gusht 2017

Damask, 25 xhihadistë të vrarë nga forcat komando të ushtrisë siriane

Damask, 25 xhihadistë të vrarë nga forcat komando të ushtrisë siriane

Të paktën 25 xhihadistë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë gjatë një operacioni komando të ushtrisë siriane me mbulim nga ajri nga pala ruse në qendër të vendit, raportoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Me mbështetjen e Moskës, ushtria e regjimit të Bachar al-Assad po ndërmerr prej disa muajsh një ofensivë për t’i rimarrë ISIS-it rajonin e gjerë shkretëtirë që shtrihet në qendër të vendit në kufijtë irakianë dhe jordanezë.

“Të shtunën, 25 anëtarë të ISIS-it u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një operacion komando i forcave të regjimit sirian me ndihmën e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë rusë në verilindje të provincës Homs (qendër)”, njoftoi për median Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.

Lexo të tjera