18:59 / E premte, 21 Prill 2017

"Demarkacioni nuk procedohet javën e ardhshme"

"Demarkacioni nuk procedohet javën e ardhshme"

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me zëvendës/ndihmës sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.

Gjatë bisedës me diplomatin amerikan, Veseli u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, pasi në të kundërtën, ato e humbin kuptimin.

Në këtë drejtim, ata u pajtuan që demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër.

Por, në Qeverinë e Kosovës nuk presin qe demarkacioni të procedohet në Kuvend javën e ardhshme.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa ka thënë se kryeministri do të jetë në Bruksel javën e ardhshme dhe se nuk beson se demarkacioni do të procedohet javën e ardhshme në organin më të lartë legjislativ në vend.

I pyetur nëse, kreu i PDK-së, Kadri Veseli po i bën presion qeverisë për ta proceduar demarkacionin në Kuvend, Gecaj ka thënë se nuk e ka këtë informacion.

“Nuk e kam këtë informacion. Është mirë me shiku prej Kryesisë se partisë, ndoshta ata janë në dijeni”, ka thënë Gecaj për ‘Indeksonline’.

Vet kryeministri Mustafa në një interviste për mediet ditë më parë ka paralajmëruar se demarkacioni mund të shtyhet për procedim deri në fund të muajit maj apo në fillim të qershorit.

Në anën tjetër, demarkacioni me Malin e Zi vazhdon të mbetet kriter për liberalizimin e vizave./Indeksonline/

Lexo të tjera