23:39 / E enjte, 21 Shtator 2017

Deputetët e komunitetit RAE bëhen ‘copa’ njëri me tjetrin

Deputetët e komunitetit RAE bëhen ‘copa’ njëri me tjetrin

Deputetët e radhëve të komunitetit RAE kanë replikuar ashpër me njërin tjetrin në një debat televiziv. 

Ishte deputeti Veton Berisha i cili tha se po ekziston përçarja mes tyre pasi s’po ka pajtime mes vete. Ai përmendi kushtëzimin që kishin për tu futur në qeverinë “Haradinaj”.

“Komuniteti është duke pësu për këto ndarje. Mundësit e bashkëpunimit janë paszgjedhore. Ne kemi pas mundësin e bashkëpunimit paszgjedhor e kemi ofru që komunitetet tona ta kemi një një ministri”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Ndërsa i mejhershëm ishte reagimi i deputetit më të votuar nga ky komunitet, Danush Ademi, i cili tha se nuk është e vërtetë që komuniteti i tyre nuk ka përfaqësues në qeveri.

“Je gabim. Këshilltar në kabinetin e kryeministrit. Jeni pak larg”, ka thënë ai. /Tribuna/

 

Temat:
Lexo të tjera