07:21 / E enjte, 12 Tetor 2017

​Dita 22 e fushatës elektorale

​Dita 22 e fushatës elektorale

Subjektet politike po vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë një muaj dhe janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në Ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Po ua sjellim edhe agjendën e aktiviteteve për të cilat është njoftuar deri tash.

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli shpërndan programin në Sheshin “Nëna Terezë”. (Ora 11:00) 

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi do të shpalosë programin për urbanizëm. (Muzeu i Kosovës, ora 12:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli viziton dyqanet e mobilieve. (Rr. “Maliq Pashë Gjinolli”, ora 14:30)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në tubimin elektoral në Malishevë. (Shtëpia e Kulturës, ora 16:30).

LDK mban tubim elektoral në Suharekë. (Palestra e Sporteve "13 qershori", ora 17:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në tubimin zgjedhor të organizuar nga “Gruaja Demokratike” në Ferizaj. (Restorant “Fitorja”, Ferizaj, ora 17:30)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli takon banorët e lagjes Prishtina e Re. (Sh.F. “Afrim Gashi”, pa pranin e mediave, ora 18:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli takon të rinjtë në Kodrën e Trimave. (“Humanisti”, pa pranin e mediave, ora 20:30)

Temat:
Lexo të tjera