07:22 / E hënë, 09 Tetor 2017

Dita e nëntëmbëdhjetë e fushatës zgjedhore

Dita e nëntëmbëdhjetë e fushatës zgjedhore

Sot bëhen 19 ditë që kur ka nisur fushata parazgjedhore e partive politike në vend për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Fushata parazgjedhore do të zgjasë 1 muaj.

Agjenda e aktiviteteve të partive politike për ditën e sotme.

Është duke vazhduar fushata parazgjedhore e partive  politike në vend për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Fushata parazgjedhore do të zgjasë 1 muaj.

Agjenda e aktiviteteve të partive politike për ditën e sotme:

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës Selim Pacolli mban konferencë për media rreth zvarritjes mbi katër vjeçare të punimeve për renovimin e platosë. (Mbi Kurriz, ora 11:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës Selim Pacolli viziton veteranët e luftës. (Përballë Komunës së Vjetër të Prishtinës, ora 12:00)

Qendra Rinore në Rahovec, do të organizojë debat me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar Komune në Rahovec, Idriz Vehapi. (Qendra Rinore SHL-K, në Rahovec, ora 12:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Organizatën e Veteranëve. (Dega e organizate në Prishtinë, ora 11:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Shoqatën e Invalidëve të Luftës. (Objekti i shoqatës, ora 11:30)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu  viziton shoqaten e Familjeve të Dëshmorëve. (Objekti i shoqatës te Procredit - kati 3, ora 12:00)

PDK mban tubimin zgjedhor në Deçan. ( ora, 14:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti viziton Arkivin e qytetit. (Objekti i Arivës, ora 14:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës Selim Pacolli viziton SBASHK-un. (Mensa e studentëve, ora  14:30)

PDK mban tubim zgjedhor në Gjakovë. (Ora, 16:00)

LDK mban tubimin elektoral në Mitrovicë,. ( Palestra ‘Minatori’, ora 17:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu  viziton Lagja e Spitalit. (Nëndega e AAK-së te rruga B, ora 17:00)

PDK mban tubim zgjedhor në Junik. (Ora 18:00)

Aleanca Kosova e Re mban tubim zgjedhor në Suharekë. ( Shtëpia e Kulturës, “Ukë Bytyqi”, ora 18:00)

Lexo të tjera