22:07 / E premte, 19 Maj 2017

E konfirmon Limaj: Do të jem pjesë e Qeverisë

E konfirmon Limaj: Do të jem pjesë e Qeverisë

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma do ta ketë vendin meritor në qeverinë e ardhshme qe sipas tij do të drejtohet nga Ramush Haradinaj. 

I pari i Nismës për Kosovën ka thënë se rastet e tij gjyqsore janë në përfundim e sipër duke shtuar de do të jetë pjesë e qeverisë. 

Limaj në Vv Dukagjini ka thënë se në qeverisjen e ardhshme do të ketë çkapje te shtetit dhe reforma fiskale.

Limaj poashtu ka thënë se Aak e Nisma nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tanishëm për asociacionin dhe demarkacionin

Në bazë të marrëveshjes mes pdk aak dhe Nismës, kësaj të fundit i takon posti i zv/kryeministrit./Indeksonline/

Lexo të tjera