11:37 / E enjte, 20 Prill 2017

Egjiptiani i dehur i shkon njeriut në shtëpi dhe e sulmon

Egjiptiani i dehur i shkon njeriut në shtëpi dhe e sulmon

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nga rruga “Ali Ibra” në Gjakovë derisa ishte i dehur ka shkuar në shtëpinë e një egjiptiani dhe e ka sulmuar atë.

“I dyshuari mashkull K/Egjiptian në gjendje të dehur ka shkuar te ankuesi i ka dëmtuar derën e oborrit dhe derën e shtëpisë me një mjet te fortë. Pastaj ka hyrë brenda në shtëpi dhe ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K/Egjiptianë duke u shkaktuar lëndime trupore”,thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Indeksonline/

Lexo të tjera