01:11 / E premte, 18 Gusht 2017

Ahmeti demanton lajmin për arrestimin e tij në Itali

Ahmeti demanton lajmin për arrestimin e tij në Itali

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka demantuar lajmin për arrestimin e tij në Itali.

Në një prononcim për Indeksonline, Ahmeti ka bërë të ditur se nuk është i vërtetë raportimi se ai është arrestuar sonte në Milano të Italisë.

Madje ky i fundit ka bërë të ditur se është mirë dhe nuk ka të bëjë aspak me asnjë arrestim apo ndalim të mundshëm nga autoritetet e sigurisë.

“Nuk jam i arrestuar dhe nuk është i vërtetë lajmi. Jam shumë mirë”,ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Duhet përkujtuar që në raportimin e fundit për Ahmetin, thuhej se është arrestuar në Milano të Italisë ku edhe kishte shkuar për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës./Indeksonline/

Lexo të tjera