21:13 / E premte, 19 Maj 2017

Ahmeti dhe Sejdiu kandidatë për deputetë nga Vetëvendosja

Ahmeti dhe Sejdiu kandidatë për deputetë nga Vetëvendosja

Lista e Lëvizjes Vetëvendosje me emrat kandidatë për deputetë ende nuk ka përfunduar.

Sipas burimeve të Indeksonline, ndër pesë kandidatët e parë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje është pikërisht kryetari i tanishëm i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, Ahmeti pritet të jetë në listën e cila ka afat të përpilohet e tëra deri në orën 00:00.

Indeksonline mëson po ashtu se  përpos Ahmetit, kandidatë në listën e Vetëvendosjes është edhe nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu./Indeksonline/

Lexo të tjera