15:45 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ekskluzive: Sali Berisha del me një ide të re për dyshtetësinë e kosovarëve

Ekskluzive: Sali Berisha del me një ide të re për dyshtetësinë e kosovarëve

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dalur me një ide të re për dyshtetësinë e kosovarëve.

Një ditë pasi presidenti Thaçi i kërkoi Ilir Metës dhënien e mundësinë kosovarëve për pajisjen me pasaporta shqiptare, Berisha në një intervistë për Indeksonline ka sqaruar këtë situatë. 

Ish kryetari i Partisë Demokratike mendon se është e domosdoshme nënshkrimi i një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë për zgjedhjen e dyshtetësisë.

"Mendoj se është e domosdoshme që të nënshkruhet një marrëveshje midis dy qeverive mbi bazën e së cilës shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri apo Kosovë të kenë të drejtën të zgjedhin shtetësinë, pra atë të Shqipërisë, ose të marrin të dyjat. Një akt të ngjashëm e kanë bërë shtetet e rajonit. Këtë e lejon edhe një dekret i nënshkruar nga presidenti i republikës në vitin 1992 me të cilin ju njihej e drejta që të merrnin automatikisht shtetësinë të gjithë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë" ka thënë Berisha. 

Por, ish kryeministri e lë fajtore Partinë Socialiste që sipas tij e ka ndryshuar dekretin me një ligj albanofobik.

"Me ardhjen e socialistëve në pushtet, qeveria e tyre ka bërë një ligj albanofobik me të cilin vë masa ekstreme për marrjen e shtetësisë shqiptare. Ne vitin 2012 qeveria e mëparshme nxori një vendim në të cilin ju njihte të drejtën e shtetsisë shqiptare të gjithë shqiptarëve që jetonin jashtë territorit te Republikes së Shqipërisë perveç atyre që ishin me banim në Republikën e Kosovës. Kjo sepse Kosova ishte një vend i pavarur dhe nuk mund të vendoste në menyrë të njëanshme Tirana zyrtare.

Vendimi përcaktonte që çeshtja e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës(që banojnë në Kosovë) duhet të vendoset mbi bazën e një marrveshje ndërshtetërore midis Republikës së Shqipërise dhe asaj të Kosoveë e cila të ju garantojë shqiptarve të vendosin të zgjedhin shtetësinë që duan. Pra gjykoj se ky është një akt i një rëndesie themelore që nuk synon ti bëjë presion askujt por të vendosë një standart të mohuar gjerë tani arbitrarisht vetëm nga shqiptarët dhe që e kanë vendosur prej dekadash vendet tjera në rajon dhe më gjerë" ka thënë Berisha për Indeksonline./Sh.Osmanaj/

Lexo të tjera