20:44 / E premte, 21 Prill 2017

Emërimi i Todosijeviqit shkel kushtetutën (Video)

Emërimi i Todosijeviqit shkel kushtetutën (Video)

Ivan Todosijeviq, i cili ende figuron në web faqen e Qeverisë së Serbisë, si kryetar i komunës së Zvecanit, është emëruar Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, nga kryeministri Mustafa.

Edhe sot një ditë pas emërimit të tij në këtë detyre në institucionet shtetërore të Kosovës, në faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë, Ivan Todosijeviqi, figuron si kryetar i Zvecanit

Analisti politik, Imer Mushkolaj, këtë emërim e sheh si nënshtrim  të  kryeministrit  pasi që sipas tij ka qenë kushtëzim nga Lista Serbe.

Ai i tha televizionit se Todosijeviqi dhe njerëzit sikur ai e kanë vendin në burg, e jo në Qeveri  të Kosovës.

Se emërimi i tij i ka shkelur  dispozitat themelore të Kushtetutës së vendit, e tha edhe njohësi i  çështjeve juridike, Skender Musa.

Ai  është shprehur  se ky vendim shkel jo vetëm Kushtetutën e vendit por edhe Kodin Penal.

Sipas nenit 121 të Kodit Penal  e ndalon sulmin kundër rendit Kushtetues, të cilën sipas Musës e ka bërë Todosijeviqi.

Lexo të tjera