21:55 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Është vetëm 24-vjeçare por udhëheqë me Drejtorinë e Kulturës

Është vetëm 24-vjeçare por udhëheqë me Drejtorinë e Kulturës

Flutura Avdiu, është vetëm 24-vjeçare por udhëheqë me Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Drenasit.

Ndonëse e re në moshë, ajo po arrin ta kryej punën me plotë përgjegjësi.

Drejtoresha Avdiu, të cilët iu dha mundësia për të udhëhequr nga kryetari i komunës Ramiz Lladrovci nga sukseset e larta në studime,  e cila me profesion është juriste, ka thënë se ka marr përgjegjësitë për t’iu dalë në ndihmë të rinjve në Drenas dhe për t’i inkurajuar ata, veçanërisht gjininë femërore që të kyçen në vendimmarrje.

Prej kohës që ushtron detyrën në Drenas, ajo ka organizuar shumë aktivitete kulturore ndërsa i fundit që është duke e organizuar është “Java e rinisë në Drenas” ku nesër në mesditë do të ketë koncert për të rinjtë ndërsa pasdite do të organizohet turniri në Boks ku pritet të marrin pjesë shumë boksier. 


Lexo të tjera