14:16 / E martë, 19 Shtator 2017

Evakuohet Aeroporti i Bazelit

Evakuohet Aeroporti i Bazelit

Pasi që një person ka depërtuar përmes kontrollit të sigurisë, Aeroporti i Baselit (EuroAirport Basel) ka bërë një evakuim të pjesshëm, shkruan blick.ch.

Policia dhe ushtria franceze në këtë aeroport të perbashkët Zvicër-.Francë-Gjermani kanë bërë pastaj kontrollimin e imtë në kërkim të personit të panjohur, transmeton albinfo.ch. Deri në momentin e raportimit, kërkimi ka qenë i pasuksesshëm.

Si masë sigurie, është anuluar një fluturim. Pasagjerët janë përcjellë nga portat e flutirimit në sallën e hyrjes të aeroportit.

Lexo të tjera