16:26 / E hënë, 17 Korrik 2017

Familjarët kujtojnë viktimat e fluturimit MH17

Familjarët kujtojnë viktimat e fluturimit MH17

Mbi 2,000 njerëz janë mbledhur të hënën në Holandë për të zbuluar një memorial për viktimat e fluturimit MH17.

Të 298 njerëzit në bord kanë vdekur, kur aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është qëlluar me një raketë, nga pjesa lindore e Ukrainës, më 17 korrik të vitit 2014.

Aeroplani ka qenë duke udhëtuar nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit për në Kuala Lampur.

Shumica e viktimave kanë qenë holandezë, por ka pasur edhe shtetas të Australisë, Britanisë, Malajzisë dhe Indonezisë.

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, dhe Mbretëresha Maxima kanë ndjekur ceremoninë e përurimit të memorialit në parkun Vijfhuizen, pranë aeroportit Schiphol.

Familjarët kanë lexuar emrat e të 298 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të vrarë në fatkeqësi.

Hetuesit holandezë kanë konstatuar në vitin 2015 se aeroplani është rrëzuar nga një raketë Buk, e bërë në Rusi.

Rusia i ka hedhur poshtë këto hetime.

Lexo të tjera