23:28 / E martë, 10 Tetor 2017

Flet ish-deputetja e PD-së: Berisha do ishte akoma në pushtet

Flet ish-deputetja e PD-së: Berisha do ishte akoma në pushtet

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda ka qenë bashkë me komedianin Ermal Mamaqi e ftuar në emisionin "Studio e Hapur" ku dhe kanë folur për hapësirën virtuale dhe rrjetet osciale.

Mesila teksa fliste mbi realitetin virtual dhe komunikimin online, pohoi se asgjë nuk është reale. 

Doda u shpreh se po të ishte tregues i mirëfilltë numri i ndjekësve në rrjetet sociale, do që thoshte që Berisha nuk do të largohej kurrë nga pushteti.

“Ka një gjë që duhet të jemi koshient, kjo nuk është një botë e vërtetë, është e rremë. Me aq ndjekës sa kanë, Sali Berisha nuk do ikte kurrë nga pushtet dhe shifrat nuk do ishin këto që janë. 

Nuk është e vërtet kjo, ka shumë njerëz që i bëjnë kot këto gjëra. Unë nuk kam sponsorizuar ndonjëherë, por përgjigje i jap vet. Unë nuk kam lënë njeri të menaxhoj faqen time. 

Disa njerëz të mi të familjes më kishin shkruar dhe unë si kisha përgjigjur dhe iu isha dukur arrogante. Mund të qëlloj që mos t’i hapësh kurrë këto mesazhe”, tha Doda, ish-deputete e PD-së. Aktualisht Berisha ka 1.066.951 ndjekës në faqen e tij.

Lexo të tjera