19:33 / E premte, 17 Shkurt 2017

Flet nëna heroike e Haradinajve, tregon përjetimin e festës pa Ramushin (Video)

Flet nëna heroike e Haradinajve, tregon përjetimin e festës pa Ramushin (Video)

Flet nëna heroike e Haradinajve, tregon përjetimin e festës pa Ramushin (Video)

shtë herë e dytë që për 17 Shkurt i mungon dikush. Më 17 Shkurt 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës dhe tash nëntë vjet pas kur Kosova e feston ditëlindjen e nëntë.

E kjo ditë po i duket e vështirë Rukë Haradinajt, e cila festa e Pavarësisë po i duket e rëndë në mungesë të djalit të saj të madh Ramush Haradinaj.

Më 17 shkurt 2008 Ramush Haradinaj ishte duke u gjykuar në Tribunalin e Hagës ndërsa tash gjendet në Francë ku po mbahet me një fletarrest të Serbisë për krime lufte.

Nëna e katër djemve gjeneralë, e që dy prej tyre tash janë dëshmorë, Luani dhe Shkëlzen Haradinaj, mes lotëve, mallit dhe krenarisë e pret festën e Pavarësisë.

Ajo ndihet krenare që atdheut ia fali dy djem, por thotë se kurrë nuk do të pranojë që t’ia fal Serbisë krimet që i ka bërë në familjen e saj dhe në të gjitha familjet tjera shqiptare.

Lexo të tjera