16:30 / E hënë, 19 Qershor 2017

Frikë për sulm terrorist, policia franceze rrethon Champs Elysees

Frikë për sulm terrorist, policia franceze rrethon Champs Elysees

Një operacion policor është duke u zhvilluar në Paris rreth zonës së “Champs Elysees”, mes raporteve për një makine e cila ka marrë flakë, raporton BBC, transmeton Indeksonline

Mediat lokale thonë se një njeri është ndaluar ndërsa nuk është ende e qartë se çka çoi në praninë e madhe të policisë.

Franca është aktualisht në gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse në vitet e fundit.

Një polic u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm në Champs Elysees në prill, pak ditë para zgjedhjeve presidenciale./Indeksonline/

Lexo të tjera