15:15 / E enjte, 10 Gusht 2017

​Fshati Qifllak bëhet me objekt të ri të Zyrës së Gjendjes Civile

​Fshati Qifllak bëhet me objekt të ri të Zyrës së Gjendjes Civile

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar sot punimet për ndërtimin e objekti të ri të Zyrës së Gjendjes Civile në fshatin Qifllak, investim ky nga buxheti komunal i Rahovecit, i cili do t’iu krijojë kushte më të mira zyrtarëve që punojnë në këtë zyre.

Vehapi me këtë rast ka uruar zyrtarët e kësaj zyre duke u thënë se gjendja e zyrave, në të cilat gjenden duke punuar nuk janë të mira, andaj është vendosur për ndërtimin e objektit të ri.

“Qëllimi është që fillimisht t’ju ofrojmë kushte për punë dhe më pastaj ju do të ofroni shërbime më të mira qytetarëve, të cilët vijnë për t’u pajisur me dokumente të cilat ju si zyrtar i lëshoni”, ka thënë ai. 

Ndërsa, zyrtarët Ibrahim Thaqi dhe Ajet Sahitaj, kanë thënë se ndërtimi i objektit të ri të Zyrës së Gjendjes Civile ka qenë i nevojshëm, pasi që objekti i vjetër në të cilin janë duke punuar aktualisht nuk i plotëson kushtet për punë.

Me ndërtimin e objektit të ri do të ketë hapësirë më shumë dhe do t’iu ofrohen shërbime më të mira qytetarëve, të cilët do të vijnë për t’u pajisur me dokumente.



Lexo të tjera