23:28 / E hënë, 17 Korrik 2017

Gjermani, policia në kërkim të personit të armatosur në një shkollë

Gjermani, policia në kërkim të personit të armatosur në një shkollë

Policia gjermane është vënë në kërkim të një personi i cili me armë zjarri u shfaq në një shkollë të mesme në Esslingen, në jugperëndim të Gjermanisë, pasi që paraprakisht kishte arrestuar personin e gabuar.

Policia tha se personi i cili fillimisht ishte arrestuar u lirua dhe se i dyshuari ka gjasa të ketë ikur me motor.

Zëdhënësi i policisë Bjoern Reusch ka deklaruar se i dyshuari nuk ka përdorur armën dhe se askush nuk është lënduar.

Shkolla "Friedrich Ebert" në Esslingen, në afërsi të Shtutgartit, është mbyllur të hënën, kurse të gjithë nxënësit u detyruan të qëndrojnë të mbyllur në klasat e tyre, ndërsa policët kontrollonin ndërtesën.

Policia në Twitter ka deklaruar se i dyshuari ishte i veshur me fanellë të kuqe, xhinse dhe syze dielli.

Temat:
Lexo të tjera