21:20 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Gjermania dhe Rusia dënojnë veprimet e Koresë së Veriut

Gjermania dhe Rusia dënojnë veprimet e Koresë së Veriut

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij gjerman, Zigman Gabriel, kanë dënuar testimin e teknologjisë bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, duke konfirmuar përkushtimin e tyre ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, njoftoi Ministria ruse e Jashtme.

"Lavrov dhe Gabriel dënojnë hapat e ndërmarrë nga Koreja e Veriut në fushën e teknologjisë bërthamore dhe raketore, dhe theksojnë rëndësinë e zgjidhjeve vetëm politike dhe diplomatike për problemin e Gadishullit Korean", thuhet në deklaratë.

Lexo të tjera