12:26 / E premte, 11 Gusht 2017

Greqi: Kapet 1 ton kanabis, arrestohet shqiptari

Greqi: Kapet 1 ton kanabis, arrestohet shqiptari

Një sasi prej më shumë se 1 ton kanabis është sekuestruar në orët e fundit nga roja bregdetare greke.

Konfiskimi është bërë në një gomone në hapësirën detare në afërsi të ishullit Kythira, në jug të gadishullit të Peloponezit. 

Autoritetet lokale njoftojnë se një shtetas shqiptar është arrestuar lidhur me lëndën narkotike, e cila dyshohet se kishte si destinacion Athinën. 

Gjithësesi, operacioni është ende në vijim dhe detaje të tjera pritet të publikohen më vonë.

Lexo të tjera