23:39 / E shtune, 12 Gusht 2017

“Hajde poshtë po ta mbajti”, si e përndiqte shqiptari ish-të dashurën në Itali

“Hajde poshtë po ta mbajti”, si e përndiqte shqiptari ish-të dashurën në Itali

Kishte më shumë se një muaj që ish-i dashuri nuk e linte të qetë, e përndiqte dhe kërcënonte. Që kur 23-vjeçarja italiane, kishte vendosur të ndërpriste lidhjen e saj të dashurisë me djaloshin 25-vjeçar shqiptar, nuk kishte gjetur qetësi.

Kërcënimet bëheshin gjithnjë e më të shpeshta dhe shqetësuese, ashtu si dhe përndjekja. Përfundimisht kërkoi ta strehonte në shtëpi për disa ditë një mik i saj në Cuggiono, një fshat në brigjet e Ticino, që ish-i të mos e dinte. Por as kjo nuk e ka ndihmuar te renë italiane. Mbrëmjen e djeshme ai e ka përndjekur qëndronte poshtë dritareve të banesës në periferi të fshatit. Aty filloi të bërtasin nga rruga. Fraza si “Hajde poshtë nëse guxon”, dhe pastaj fyerje dhe kërcënime. Ajo thirri policinë e cila arrestoi ne flagrance shqiptarin, emri i te cilin nuk behet me dije nga mediat italiane. Ai ka pranuar ne Polici se e ka ndjekur dhe kercenuar te rene italiane, pasi nuk donte qe te ndaheshin.

Lexo të tjera