13:34 / E premte, 13 Tetor 2017

Halil Matoshi përplaset me zyrtarët e LDK-së

Halil Matoshi përplaset me zyrtarët e LDK-së

Nga mbrëmë në rrjetin sociale Facebook disa zyrtarë kanë nisur një “luftë” mes vete përmes statuseve.

Është Halil Matoshi i AAK-së dhe Bajram Gecaj i LDK-së të cilët po thumbojnë njëri tjetrin, e së fundmi u përfshi në këtë polemikë edhe Faton Abdullahu i LDK-së po ashtu.

Dy zyrtarët e LDK-së i kanë thënë Matoshit se dje para pak ditësh e ka sharë presidentin kur sot po e mbron.

Ja postimet e plota të tyre:

Halil Matoshi:

Bajram Gecaj, unë jam shkrimtar e jo druvar - sakica të qoftë ty!

Bajram Gecaj, unë kam qenë gjatë, për 35 vjet gazetar dhe analist politik dhe e kam bërë punën time profesionale në mënyrë më brilante të mundshme, pa modesti të rrejshme, dhe për këtë jam shpallur tre herë gazetar i vitit në Kosovë dhe jam autor i dhjetë librave, por kurrë nuk jam shfaqë në publik si patriot arkaik, andaj vetia që ma përshkruan është e huaj për mua!

Ti personalisht e ke luajt rolin e patriotit me profesion, pra streha yte prej horri ishte kujdestaria mbi mendësinë e opozitës, sa ishe ngat pushtetit.

Pra unë për patriotizmin e kam një botëkuptim tjetërfarësh nga mentaliteti Juaj provinicial, mua më intereson patriotizmi ligjor/kushtetues dhe jo ai i patriotizmit si profesion që e ke ushtru gjatë dhe po vazhdon ta bësh akoma.

Unë e kam thënë edhe në tekstin tim të parë se kam qenë kritik edhe i Presidentit Thaçi, por në këtë rast unë i dal në mbrojtje të vërtetës, argumentimit, dhe jo atij personalisht – ngase këtu jemi në shërbim e për punë – e jo për me u hangër në baza personale dhe ad hominem!

Ndërsa e pranoj se nuk më pret sakica jo në një vend por fare, unë nuk jam druvar Bajram, jam shkrimtar dhe mendoj, pra shkruaj!

Sakica të qoftë ty!

Dhe vetmia e madhe…

P.S.

Unë jam në punë shtatë ditë në javë nga 12 – 16 orë në Zyrën e Kryeminsitrit Haradinaj, i cili punën e ka kult e jo llafologjinë, sëkëndejmi nuk kam kohë tutje të merrem me kotera si qifti yt!

Me kaq e mbyll këtë debat.

 Bajram Gecaj:

PATRIOTIZMI ËSHTË STREHA E HORRAVE z. MATOSHI

Shokut tim të gjeneratës, Halil Matoshit, të cilit asnjëherë nuk i prenë sëpata në një vend, i paska djegë shumë e vërteta e thënë këtyre ditëve kundër qeverisë së tij të paguxim të merret me cilëndo nga çështjet e mëdha shtetërore. Madje-madje paska marrë në mbrojtje edhe Presidentin, të cilin nuk besoj se e ka kritikuar (sharë) kush më shumë se ai vetë. Për tekstin patetik të reagimit të tij, Halilit dua vetëm ti rikujtoi thënien e Samuel Johnson-it se “patriotizmi është streha e horrave” dhe ti sugjeroj ti lënë hartimet qesharake e të kryejnë punët për të cilat janë “zgjedhur” dhe për çka kolegët e tij qeveritarë kishin përdorë dhunë të shfrenuar e primitive.

***********

Halil, edhe pse debati im nuk ishte me ty fare, dhe se ti tani njëanshëm ke vendosur me e mbyllë, atëherë po e “mbylli” edhe unë. Por jo pa ta bërë të ditur se une kam qenë, jam dhe gjitherë mbetem LDK. Nuk shitem e as nuk blihem unë për interese materiale. Ndërsa ti e di mirë se ishte mu interesi material që në zgjedhjet e fundit të largoj nga antarësimi në LDK. Gjithashtu, debatet ke mund ti mbyllësh kur ke qenë jasht qeverisjes, tani nuk ta lejon pozita një gjë të tillë.

Faton abdullahu:

Halil Matosh - snajperisti i ri antiopozitar

Snajperisti antiopozitar Halil Matoshi i “Sakat Qeverisë” së posazgjedhur, ulur komkryq në ndërtesën e lartë qeveritare, vigjilent me një sy mbyllur, monitoron prej aty se kush janë ata që mund ta kenë guximin e ta kritikojnë Qeverinë, Presidentin dhe Kryeministrin Haradinaj. Me detyrë të re partiake dhe qeveritare më përzgjedh të parin mua. Fillon reagimin, por së pari përshkruan shikimin e shefit të tij Kryeministrit aktual, “shikim që të rëzuaka për dhe”, dhe vazhdon duke e definuar buzëqeshjen e tij “që mund ta shpërndajnë vetëm njerëzit e mëdhenjë”. Eu ku je Halil ‘rok en rolli’ bre. Edhe komunisti Koqi Xoxe që ka thurrur lavdata bukulike për Enver Hoxhën, kish me të xhelozu e pas lakmi për këto gjetje me prirje neveritshëm varëditëse.

Tash kundër meje përveç që po ofendon prap, si belaxhi i papërmbajtur që është, Halili her po rren, her pse është taze në pushtet, nuk i ka informacionet e sakta e po ja fut kot. Më rreshton partiakisht si zyrtar të lartë, ndërkoh që unë në asnjë mënyrë nuk jam as që kam qenë i tillë. Po ama e bon me sherr që të më akuzoj e ofendoj më kollaj. Më akuzon se shahem me gjysmën e botës. Po nëse gjysma e botës je ti. Përndryshe prap po rren. Njihem mu për të kundërtën. “Një jetë njeriu në Prishtinë” vazhdon Halili për mua, prap jo pa sherr, por me qëllim që të më akuzoj se - ku isha deri tash - e nuk e din snajperisti antiopozitar, se gati gjysmën e jetës e kam kaluar në Londër, ku ai shkon veç me Google.

Tash i veshur me pushtet ish “klikaxhia” i gatshëm (full of beans) të dëshmohet para shefave të ri, edhe pse në krahasim me disa të tjerë që i përmend me emra, nuk ja mbushi syrin hiç, prap më fut mua në shënjestër të parin, për të më sulmuar, sepse ja kam kritikuar shefat. Thua se po e shoh qysh i rrin gatitu “shikimit të Kryeministrit që të rrëzon për dhe” duke i thënë “a jau bona mirë” dhe duke u jargavit me ngazëllimin që ja çrregullon frymarjen “kom me i myt krejt”.

Patentuesi i “ekstremizmit kosovar” Halil Matoshi thotë se ja kom inat pse ai është patriot kushtetues i Kosovës. Kush po e thotë këtë, njeriu që është veshur me pushtet sot, jo me votën e qytetarëve, sepse ata nuk e votuan, por nga njerëzit kundër të cilëve s’ka lënë gjë të zezë pa ju thënë, duke e pasur si parim se, deri sa të zhveshen ata nga pushteti, s’ka me pas dritë për Kosovë. Më së shumti ta qon tugun Halili kur krejt këtë dyftyrësi morale dhe politike, dëshiron ta ngreh në lartësine e shkrimeve për alternativat demokratike, lirinë e shprehjes, të drejtës për të ndëruar mendjen, e mualife tjera të cilat pastaj e ka zakon e i stërpik me thënje filozofike.

Edhe diçka për demarkacionin. Apo jo, po ju pres edhe pak, ty dhe dait e tjerë si ti, me çfarë akrobacione djallëzorë politike do të vini, për të mbetur - edhe patriota kushtetues dhe për të na kthyer tokën që ne ‘tradhëtarët e qeverisë së kaluar e shitëm’.

Halil MatEshi kam lajm të keq për ty dhe të tjerët si ti që keni pranuar ta formoni këtë qeveri edhe pse të vetëdishëm mirë që, me këtë koalicion forcën vendimarrëse në përqindje brengosëse e keni zhvendosur tek “Lista Serbe” për rrjedhojë tek Beogradi zyrtar. Unë nuk do të ndalem së kritikuari ty dhe shefat e tu, ashtu si ma merr mendja mua personalisht, snajperi top ju boft. /Indeksonline/

Lexo të tjera