07:37 / E mërkurë, 17 Maj 2017

Haradinaj për familjen: Na shihnin si "delja e zezë", dy vëllezër mu vranë në luftë (Video)

Haradinaj për familjen: Na shihnin si "delja e zezë", dy vëllezër mu vranë në luftë (Video)

Ramush Haradinaj ka deklaruar se familja e tij është konsideruar si “delja e zezë”, pasi ishte kundër Jugosllavisë dhe Titos.

“Neve ishim kundër të gjithëve, çdo gjë që nuk ishte Shqipëri dhe ishte Jugosllavi. Xhaxhai im bëri burg 11 vite në izolim dhe kur doli ishte me çrregullime edhe vdiq. Gjithë familja ishin të burgosur politik”.

Më tej Haradinaj është shprehur se dy vëllezërit e tij janë vrarë në luftë: “Ne kemi qenë 7 vëllezër, sot jemi 4 gjallë, sepse dy u vranë në luftë. Familja ime ishte e përfshirë e gjitha në luftë, e gjitha pa dallim”.

Haradinaj tha po ashtu se Kosova “është rezultat i arritur falë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre të Kosovës po gjithë shqiptarëve të Ballkanit”. /opinion.al

Lexo të tjera