11:07 / E enjte, 05 Janar 2017

Hasani i drejtohet Thaçit: Një mijë herë do zgjidhja të jem në vend të Haradinajt se në lëkurën tënde

Hasani i drejtohet Thaçit: Një mijë herë do zgjidhja të jem në vend të Haradinajt se në lëkurën tënde

Publikimi i fotografisë së presidentit Hashim Thaçi duke pirë nëpër lokalet e Prishtinës ndërsa gjithë të tjerët po merreshin me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, ka nxitur reagimin e  anëtarit të kryesisë së Nisma-s për Kosovën, Bajram Hasani.

Hasani e ka quajtur Thaçin shkatërrues të vlerave çlirimtare. Ai është shprehur se nëse do t’i jepej mundësia të zgjidhte më shumë do të preferonte të gjendej në pozitën e Haradinajt dhe ushtarëve të tjerë të UÇK se sa në lëkurë të Hashim Thaçit.

Ja postimi i plotë i Hasanit në Facebook:

Hajt Hashim, hajt… Pi Hashim, pi…

Knaqu Hashim, knaqu…

Në natën kur Ramush Haradinaj u arrestua ti bëje qef lokaleve të Prishtinës.

Por, mbaje në mend o shkatërrues i të gjitha vlerave çlirimtare,  se nuk ka me të shku gjithmonë kungulli mbi ujë.

Një mijë herë nëse do të ne jepej mundësia të zgjidhja, do të pranoja të isha në vend të Ramush Haradinajt e ushtarëve të tjerë të UÇK-së që po dergjen burgjeve sesa të isha  në lëkurën tënde. Pi verë Hashim, pi… shijoje edhe pak, se fundin e ki afër.

Lexo të tjera