11:58 / E enjte, 20 Prill 2017

Historianët paralajmërojnë Mustafën: Do të bllokojmë rrugën që dërgon në manastir të Deçanit

Historianët paralajmërojnë Mustafën: Do të bllokojmë rrugën që dërgon në manastir të Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se nesër në ora 16:00, do të përfundoj ultimatumi i dhënë Qeverisë se Republikës se Kosovës për të zgjidhur kontestin pronësor në mes të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit me Manastirin e Deçanit rreth pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

“Heshtja e Qeverisë se Republikës se Kosovës ndaj kërkesave tona dhe mos interesimi i institucioneve tona për këtë problem është një anomali e pa shërueshme. Me këtë rast ne konfirmojmë se gjatë këtyre ditëve, me shumë se dy javë, me shumë janë interesuar institucionet ndërkombëtare në Kosovës për kërkesat tonë se sa institucionet tona, çka të jep të kuptojnë se ky shtet dhe drejtuesve të institucioneve tona nuk ju intereson interesin i përgjithshëm i qytetarëve të vendit por interesi i tyre e që është pasurimi ne kurriz të popullit dhe ruajtja e pozitave të tyre”, kanë paralajëmruar ata.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konfirmon se pas datës 21 prill 2017, do të shpallët bllokimi i rrugës që të dërgon tek Manastiri i Deçanit, si shprehje e pakënaqësive me institucionet e Kosovës të cilat me ngulm duan që të i falin pronë publike Manastirit të Deçanit.

Ata janë shprehur kundër faljes se pronave këtij institucioni kur sipas tyre, dihet se aty preket interesi jetik i qytetarëve të Komunës se Deçanit.

Andaj, apeli i tyre i fundit drejtuara institucioneve tonë, para përshkallëzimit të situatës ne Deçan është :

-Tërheqja e vendimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim për likuidimin e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, dhe

-Qeveria e Republikës se Kosovës, me një vendim të veçantë të i shpallë pasuri kombëtare pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

“Mos respektimi i këtyre dy kërkesave tona, e që janë kërkesa të ka-motshme, kërkesa këto që i kemi dërguar në AKP dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës, vetëm sa do të ngulmoj situatën në Deçan dhe ne si Lidhje e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nuk do të marrim përsipër  asnjë situata e cila do të krijohet”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/

Lexo të tjera