17:24 / E mërkurë, 11 Janar 2017

“Hotel Victory” në Prishtinë bëhet stacion policie (Foto)

“Hotel Victory” në Prishtinë bëhet stacion policie (Foto)

Zyrtarët policor të stacionit numër 4 në kryeqytet punojnë në kushte të vështira.

Objekti është tejet i vjetruar dhe madje nuk është fare pronë e policisë.

Indeksonline ka mësuar se ky stacion shumë shpejt pritet të vendoset në objektin e ish-Hotel Victory në Prishtinë.

Ky objekt që disa muaj është nën menaxhimin e Agjensionit Kosovar të Privatizimit.

Nuk dihet për sa kohë do të jetë e vendosur policia në këtë lokacion, por zyrtarët policor kërkojnë të jenë aty derisa të ndërtohet stacioni i ri për banorët e lagjes “Lakrishtë” dhe “Dardania” në Prishtinë./Indeksonline/ 


Lexo të tjera