09:54 / E enjte, 12 Tetor 2017

Hoxha e takon Lunacekun duke lëvizur me biçikletë rrugëve të Vjenës (Foto)

Hoxha e takon Lunacekun duke lëvizur me biçikletë rrugëve të Vjenës (Foto)

Këshilltari Nacional për Krim të Organizuar dhe Terrorizëm pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, Naim Hoxha po qëndron në Vjenë.

Ai gjatë kësaj vizite pune që po realizon atje është takuar me raportuesen e posaçme për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, shkruan Indeksonline.

Hoxha nga ky takim që kishte me Lunacek në qytetin e Vjenës, ka treguar se ajo lëviz nëpër rrugë me biçikletë.

“Ulrike Lunacek në Vjenë lëvizë me biçikletë! Athua një ditë do të shohim diqka të tillë në Kosovë?!?!?! Besoj do të shohim kur klasa politike tek ne e kupton se madhështia e njeriut është tek modestia e tij”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social Facebook. /Indeksonline/

Lexo të tjera