17:04 / E hënë, 19 Qershor 2017

Humb vetëdijen, pas pritjes se gjatë për të paraqitur testin e gjermanishtes në Prishtinë (Video-Foto)

Humb vetëdijen, pas pritjes se gjatë për të paraqitur testin e gjermanishtes në Prishtinë (Video-Foto)

Pamje kur një vajzë humb vetëdijen gjatë pritjes për të paraqitur testin e gjuhës gjermane.

Për shkak të pritjeve të gjata para objektit të “Goethe Institut”, në Prishtinë, gjatë ditës së sotme ka pasur disa raste të qytetarëve të cilët kanë humbur vetëdijen.

Për këto pritje Indeksonline ka raportuar edhe më herët se si një numër i madh i qytetarëve kanë pritur për orë të tëra për të aplikuar për paraqitjen e dhënies së testit të gjuhës gjermane në këtë institut, nga ku shihet edhe dëshira e madhe qytetarëve për t’u larguar nga Kosova.

Tani, Indeksonline ju sjellë pamjet e një vajze e cila për shkak të pritjes së gjatë ka humbur vetëdijen.

Ndryshe certifikata të Institutit Goethe janë të njohura ndërkombëtarisht si dhe çmohen shumë si dëshmi e kualifikimeve nga punëdhënësit dhe institucionet arsimore në shumë shtete të botës./Indeksonline/


Lexo të tjera