13:19 / E enjte, 17 Gusht 2017

Hyn në shtëpi dhe vret me çekan komshiun, plagosi edhe 4 familjarë

Hyn në shtëpi dhe vret me çekan komshiun, plagosi edhe 4 familjarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Maqedoni, ku një person është vrarë ndërsa katër të tjerë janë lënduar.

Policia njoftoi se shtetasi S.V, 46 vjeç është futur me dhunë në shtëpinë e fqinjit të tij D.N, 66 vjeç, me të cilin ka pasur raporte të acaruara.

Dhe me një çekan dhe levë u ka shkaktuar lëndime në kokë D.N., bashkëshortes së tij L.N dhe vajzës 31-vjeçare, të cilët kanë qenë në katin e parë.

Më pas ai ka vazhduar në katin e dytë ku jetonte vëllai i D.M, T.N, 63 vjeç, të cilin gjithashtu e ka sulmuar, si dhe bashkëshorten e tij, V.N, 53 vjeçe.

Për shkak të të lëndimeve bashkëshortja e të ndjerit është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike në Shkup. Nga MPB informojnë se sulmuesi është arrestuar, ndërsa policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo të tjera