22:12 / E hënë, 17 Korrik 2017

I riu godet me gotë 19-vjeçarin në një lokal në Golem

I riu godet me gotë 19-vjeçarin në një lokal në Golem

Një 27-vjecar nga Tirana, sipas policisë së Kavajës ka goditur me gotë një 19 vjecar banues në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Golem, ku pas sherrit i riu nga Tirana është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.XH, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Golem, tek nje lokal ka goditur me gotë, shtetasin E.G vjeç 19, banues në Kavajë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për kapjen e I.XH. Neni 89 i Kodit Penal. /albeu.com

Lexo të tjera