16:06 / E hënë, 17 Korrik 2017

I riu sfidon policinë, stila me veturë në mes të Tiranës

I riu sfidon policinë, stila me veturë në mes të Tiranës

Enea Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në Sheshin ”Nënë Tereza”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë J. T. dhe E. H., 27 e 37 vjeç, për të ndaluar mjetin.

Ai është larguar, duke kaluar disa semafor me të kuq, si dhe gjatë ecjes në kryqëzimin e rrugës ”Jordan Misja”, me rrugën ”Asim Vokshi”, ka goditur mjetin e parkuar tip ”Renault” me targë duke i shkaktuar dëme materiale.

Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga nenet 236, 242, 273 e 150 e 274 të Kodit Penal.

 
Temat:
Lexo të tjera