14:03 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ia vjedh të dhënat personale më pas e kërcënon, arrestohet një person në Prishtinë

Ia vjedh të dhënat personale më pas e kërcënon, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia pasi i njëjti disa ditë pasi i kishte hyrë me dhunë në banesë një personi në Lagjen Kalabria, e kishte kërcënuar.

Sipas njoftimi të policisë, me datën 4 tetor, i dyshuari ka hyrë në banesën e ankuesit mashkull nga ku ka marrë disa shënime personale të ankuesit dhe bashkëshortes së tij, transmeton Indeksonline.

I dyshuari disa ditë më pas përmes SMS, gjithashtu ka kërcënuar ankuesin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Lexo të tjera