14:23 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ibrahimi: 11 persona kanë vdekur në vendet e punës gjatë këtij viti

Ibrahimi: 11 persona kanë vdekur në vendet e punës gjatë këtij viti

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi ka folur për respektimin e Ligjit të Punës dhe të drejtave të punëtorëve nga ana e punëdhënësve.

Ai ka treguar se në vendet e punës kanë vdekur 11 persona gjatë këtyre nëntë muajve.

“Pjesa më e madhe kanë ndodh në ndërtimtari janë gjithsej 7 raste, ndërsa në tjerë sektorë janë 4. Ka faktorë të ndryshme të arsyes së këtyre vdekjeve. Janë kushtet, por edhe papërgjegjësitë e punëtorëve”, tha Ibrahimi.

Ai ka bërë të ditur se si Inspektorat i Punës i shqyrton të gjitha ankesat e punëtorëve që adresohen tek ta, qofshin edhe anonime. “Nuk kas asnjë rast që ndonjë punëtor është ankuar edhe në formë anonime, që i është zbuluar identiteti i tij. Prandaj i bëj thirrje punëtorëve që kurdo që i shkelen të drejtat e tyre të paraqiten tek Inspektorati i Punës”, tha Basri Ibrahimi.

Ai po ashtu ka folur edhe për rastin e vdekjes së një punëtori në Autostradën “Arbën Xhaferi”, për të cilin ka thënë se ka qen vdekje natyrore per Telegrafin.

“Ka qenë roje i një kompanie tjetër jo i ‘Bechtel & Enka’, sipas informatave të para ka pësuar infarkt, inspektorët e punës kanë mbetur t’i marrin informatat, pastaj të plotësuar raportin. Mirëpo, vdekjet në vendin e punës, diku ka pasur lëshime, sepse ai person është dashur ta ketë një certifikatë mjekësore. Nëse i përmbahet rregullave të ligjit të punës vdekja ka mundur të shmanget”, thekson Ibrahimi.

Sipas tij, punëtorët nuk marrin iniciativën për tu ankuar në Inspektoratin e Punës. “I bëjë të gjithë punëtorëve apel kur iu shkelen të drejtat jo vetëm kur largohen nga puna sepse ajo është masa e fundit, por edhe kur iu shkelen të drejtat, siç janë pushimet dhe të drejtat e tjera, ata duhet të bëjnë ankesa”, ka thënë Basri Ibrahimi.

Ndërkaq për pushimin e lehonisë thotë se ka pasur ankesa nga sektori privat me arsyetimi se forma aktuale e dëmton këtë sektorë. 

Lexo të tjera