13:58 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ilir Meta në takim me Slavko Simiqin, ja çfarë u diskutua

Ilir Meta në takim me Slavko Simiqin, ja çfarë u diskutua

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slavko Simiq është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Me këtë rast Meta është shprehur se pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve, është çelësi për ruajtjen e paqes dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, transmeton Indeksonline.

Simiq theksohet të ketë shtuar se serbët dhe shqiptarët duhet të qëndrojnë si boshti i paqes në rajon./Indeksonline/

Lexo të tjera