11:02 / E diel, 13 Gusht 2017

ISIS përjeton humbje të mëdha, iu vriten disa komandantë

ISIS përjeton humbje të mëdha, iu vriten disa komandantë

Disa komandantë të Shtetit Islamik (ISIS) janë vrarë në sulmet ajrore amerikane në Afganistan, njoftojnë zyrtarët.

Një sulm të enjten që lamë pas vrau Abdul Rahman, i identifikuar nga ushtria amerikane si emir i provincës Kunar për Shtetin Islamik të Irakut dhe grupit Khorasan të Sirisë, sipas komandës amerikane në Kabul.

“Vdekja a Abdul Rahman është edhe një goditje tjetër e rëndë për udhëheqësinë e lartë të ISIS-K,” ka thënë gjenerali John Nicholson, komandant i lartë amerikan në Afganistan.

Tre anëtarë tjerë të lartë të ISIS-K po ashtu u vranë në këtë sulm në lindje të provincës Kunar.

Nicholson është zotuar për ta mposhtur Shtetin Islamik në Afganistan brenda këtij viti.

Lexo të tjera