14:10 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Ja ku ishin fshehur 135 kilogramë drogë (Video)

Ja ku ishin fshehur 135 kilogramë drogë (Video)

(I plotësuar 14:25)-  Policia e Kosovës përmes një konference të jashtëzakonshme për media ka treguar detaje rreth operacionit të ndodhur gjatë ditës së djeshme ku janë konfiskuar 135 kilogramë drogë në rajonin e Ferizajt.

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin “Çelësi”, gjatë të cilit ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal, me ç’rast janë konfiskuar 135 kg marihuanë dhe një armë.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të Policisë së Kosovës nga ana e kapitenit të Drejtorisë për antidrogë, Reshat Murseli.

“Gjatë kontrollit të depos në fshatin Bibaj në rrugën Ferizaj -Gjilan, janë hasur disa dyer dhe gjatë kontrollimit kanë hasur disa dyer që në brendi të tyre është hasur marihanë. Janë konfiskuar 40 dyerë dhe pas analizave forenzike ka rezultuar se në të gjitha është gjetur substancë narkotike. Secila derë ka pasur 3.4 kg për copë të sasisë narkotike”, ka thënë Murseli./Indeksonline/

..............................................

Policia e Kosovës jep detaje për sekuestrimin e 135 kg drogë (Live)

Policia e  Kosovës përmes një konference të jashtëzakonshme për media tregon për sekuestrimin e 135 kilogramë drogë.

Indeksonline ka raportuar edhe dje për sekuestrimin e kësaj sasie të drogës, e cila është kryer me realizimin e një operacioni policor të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike./Indeksonline/

Lexo të tjera