22:34 / E enjte, 20 Prill 2017

Jepen detaje të reja, policët target të sulmit në Paris (Foto)

Jepen detaje të reja, policët target të sulmit në Paris (Foto)

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës i ka thënë “CNN” në pika të shkurtra se si ka rrjedhur ngjarja në Champs-Elysees të Parisit.

Ai ka treguar se një veturë është ndaluar përpara makinës ku po qëndronin disa policë. Sulmuesi ka hapur zjarr në drejtim të policëve me një armë automatike. Nga të shtënat ka mbetur i vrarë njëri nga policët dhe dy të tjerë janë lënduar. Njëri nga policët ka gjuajtur me armë drejt sulmuesit dhe e ka lënë të vrarë, transmeton Indeksonline.

Ende nuk dihet nëse sulmuesi ishte femër apo mashkull.

Kujtojmë se sulmi ka ndodhur rreh orës 21:30 në Champs-Elysees që njihet si zona më e madhe e blerjeve në Paris.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin nga kjo zonë, e cila tashmë është e rrethuar me policë.

Disa zyrtarë francez kanë deklaruar se ky sulm ishte drejtpërdrejt për policinë franceze, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, lidhur me këtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre dy nga kandidatët për president të Francës.

“Shpreh ngushëllimet e mia për policët, që edhe kësaj radhe ishin target të sulmuesve”, ka shkruar Marine le Pen.

“Nderimet e mia për policët tanë të cilët dhanë jetën e tyre për të na mbrojtur jetët tona”, ka shkruar François Fillon.

Ndryshe, policia franceze ende nuk ka dhënë detaje nëse ky sulm ishte vepër terroriste, por që njësitet anti-terror janë duke e hetuar rastin.

Ambasada e SHBA-së në Francë ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që t`i lajmërohen familjarëve të tyre për t`u treguar nëse janë të sigurtë.


/Indeksonline/

 

Lexo të tjera