17:04 / E premte, 19 Maj 2017

​Kandidatët e PDK-së nga Vushtrria

​Kandidatët e PDK-së nga Vushtrria

Njëlloj sikur edhe Vetëvendosje e AAK, edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar personat e propozuar për deputetë në Kuvend që vijnë nga Vushtrria.

Dega e PDK-së në Vushtrri, propozoi 7 persona në listën e kandidatëve për deputetë, ata janë: Kurtan Kajtazi, Naim Hyseni, Xhevahire Izmaku, Qerim Selimi, Gani Imeri, Ilmi Azemi dhe Isa Hajrizi.   

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se Xhevahire Izmaku dhe Isa Hajrizi do të jenë në listën e PDK-së për deputetë.   

Në këto momente Kryesia e kësaj partie është duke mbajtur mbledhjen për të vendosur përfundimsiht se kush do të jenë kandidatët e PDK-së që do të garojnë në një listë të përabshkët me AAK-në dhe Nismën.

Lexo të tjera