23:53 / E hënë, 20 Mars 2017

Kapen 8 pako me eksploziv në Greqi, kishin për qëllim sulm në vendet e BE-së

Kapen 8 pako me eksploziv në Greqi, kishin për qëllim sulm në vendet e BE-së

Policia greke ka kapur tetë pako të dyshuar në një qendër postare të hënën në Athinë, pas dërgimit të dërgesave me eksploziv në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Paris dhe Ministrisë së Financave të Gjermanisë, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.

Autoritetet ishin në vëzhgim pasi dy paketa me barut kaluan nëpër kontrolle javën e kaluar.

Një grup grek guerile urbane kanë dërguar bomba letër ambasadave të huaja në Athinë dhe udhëheqësit evropianë në vitin 2010, ku të njëjtin besohet të jenë pas këtyre sulmeve.

Një paketë që përmbante një libër ku në të ishte fshehure eksplozivë i ishte dërguar  ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble e cila u kap nga autoritetet gjermane.

Ndërkaq letra e dyte drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, shpërtheu, në dorën e një asistent administrativ, duke e plagosur.

 "Tetë paketa të dyshimta të listuara për marrësit nga vendet evropiane ishin vendosur dhe konfiskuar sot", tha policia greke.

Një burim i sigurisë tha se ato paketa i ishin drejtuar zyrtarëve të institucioneve ekonomike dhe kompanive në vende të ndryshme evropiane./Indeksonline/

Lexo të tjera