10:22 / E enjte, 12 Janar 2017

Kapet drogë në Ferizaj, katër të arrestuar

Kapet drogë në Ferizaj, katër të arrestuar

Janë arrestuar katër të dyshuar në Ferizaj, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin, janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e narkotikut, kurse të njëri prej tyre është gjetur edhe një armë zjarri, me një karikator me pesë fishekë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/

Lexo të tjera