11:21 / E premte, 21 Prill 2017

Kapet drogë në Podujevë, policia e maskuar arreston pesë persona

Kapet drogë në Podujevë, policia e maskuar arreston pesë persona

(E plotësuar)   Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e disa personave në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

“Mund te konfirmojmë se DHTN është duke zhvilluar një operacion policor ne rrugën Prishtine-Podujeve me ç'rast ka arrestuar 5 persona te dyshuar( 3 shtetas te Shqipërisë dhe 2 te Kosovës). Personat e dyshuar dyshohen për shkëmbim te një sasie te narkotikeve te llojit marihane. Po ashtu janë konfiskuar edhe 3 vetura. Operacioni policor është duke vazhduar”, thuhet në përgjigjjen e PK-së për “Indeksonline”.

--

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se Njësiti i Antidrogës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të drogës dhe ka arrestuar tre të dyshuar në këtë operacion.

Mirëpo pavarësisht kësaj, zyrtarisht në Policinë e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje për këtë operacion.

---

Policia e maskuar arreston tre persona në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 11:00 tre persona në hyrje të Podujevës.

Policët me maska në kokë kanë ndaluar një veturë me targa lokale ku kanë arrestuar ngasësin e saj.

Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit mirëpo Indeksonline do t’ju mbaj të informuar për këtë operacion të policisë. /Indeksonline/ 

Lexo të tjera